Sot Konventa Kombëtare, Kryemadhi shpalos propozimet e LSI për papunësinë, bujqësinë, shtresat sociale

Shqipëria

Sot Konventa Kombëtare, Kryemadhi shpalos propozimet e LSI për papunësinë, bujqësinë, shtresat sociale

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:56
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare, në të cilën do të shpalosë programin e saj për ekonominë, papunësinë, mbëhstetjen sociale etj.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në rrjetet sociale. “Ju ftoj sot të më ndiqni në orën 11:00 nga Konventa Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI, - shkroi Kryemadhi në Fb. - Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor. Shqipëria, shtëpia juaj.”

Prezantimi i ofertës politike të LSI vjen një ditë pas prezantimit të platformës së PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat