Vrasja e kushërinjve në Laç, autori shpërthen në lot: Nuk doja ti vrisja

Shqipëria

Vrasja e kushërinjve në Laç, autori shpërthen në lot: Nuk doja ti vrisja

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:47
Para gjykates

Janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre të akuzuar për vrasjen e kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 prillit 2019 ndërsa autorët u vetëdorëzuan disa ditë më pas. Gjate hetimeve kanë rrëfyer se krimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se debati në lokal kishte nisur për një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

 Zbardhet dëshmia në gjykatë

Mësohet se Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit, por se ishte penduar.

Markel Bushi: Nuk doja t' vrisja. Jam pendur prë atë çfarë kam bërë.

Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës.

Vincenc Bushi: "Më goidtën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve."

Ndërkohë Manuen Bushi nuk ka folur

Sot paradite Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Markel, Manuel dhe Vincens Bushin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat