Basha nga Lezha: Ramës i ka “ik truni komplet” nga protestat e opozitës

Shqipëria

Basha nga Lezha: Ramës i ka “ik truni komplet” nga protestat e opozitës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:06
Lulzum Basha

Në fokus të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzum Basha me qytetarët në Lezhë, ishte sërish kryeministri Edi Rama dhe akuzat ndaj tij. Teksa e cilësoi shtrimin me 150 anëtarë të rinj në PD e Lezhës, Basha tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi po shohin shpresën që Rama ua ka shuar. Duke folur me gjuhën e popullit, lideri demokrat tha se nga protestat e opozitës së bashkuar, Ramës "i ka ik truni komplet".

"Shtohen 150 anëtarë të rinj. Shtimi me gjakun e të rinjve. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD. Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe më këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët. Thotë se shqiptarët në protestë, ftesë për protestuesit.  Basti i Edi Ramës për t'ua ulur kokë shqiptarëve, ky bast humbi me 16 shkurt ditën e nisjes së kryengritjes së shqiptarëve, për t'i dhënë fund instalim të krimit me qeverinë, parlament, media false, u thërrmua nga bashkimi i 16 shkurtit. Fushata e 2017, instaloi bandat kriminale", tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat