Reforma Zgjedhore, PS letër PD: Sillni përfaqësues, keni të drejta të plota

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, PS letër PD: Sillni përfaqësues, keni të drejta të plota

Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:01
Mbledhja

Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari, dy bashkëkryetarët e komisionit të formatuar të reformës zgjedhore, pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, do zhvillojnë të martën mbledhjen e parë të tij.

Ndërkohë përmes një letre drejtuar PD-së, ku informojnë mbledhjen e Komisionit, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, kërkon nga demokratët të dërgojnë emrin e vëzhguesit, i cili sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.

“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit”, thuhet në letrën që Kuvendi i dërgon sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.

Komisioni i Reformës zgjedhore do të mblidhet ditën e martë në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit, mbledhje në të cilën pritet të miratohen axhenda e punës së komisionit në vijim, ekspertët pranë këtij komisioni si edhe kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat