Librazhd, gjendet një person i vdekur në rezervuar, ishte larguar nga shtëpia para 20 ditësh

Shqipëria

Librazhd, gjendet një person i vdekur në rezervuar, ishte larguar nga shtëpia para 20 ditësh

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:49
Foto

Një person është gjetur i vdekur në rezervuarin e Fushë-Studenës në Stëblevë të Librazhdit.

Dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. 

"Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, i cili është larguar nga banesa para 20 ditësh.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohet shenja dhune", njoftoi Policia.

Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat