Mesazhi me vargje i Mirush Kabashit për politikën: Mos e ndani pra Shqipërinë

Shqipëria

Mesazhi me vargje i Mirush Kabashit për politikën: Mos e ndani pra Shqipërinë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:07
Mirush Kabashi

Pjesemarres ne konferencen "Ramazani , muaji i mëshirës, solidaritetit dhe shëndetit " konferencë organizuar nga Myftinia Fier aktori Mirush Kabashi nëpërmjet vargjeve ka përcjellë një apel për politikanët shqiptarë.

Mirush Kabashi: "Shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë  Mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë  të harrojne vlerat shpirtërore të harrojë vlerat e moralit pa te cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë, të futemi në shoqërinë europiane,  pa moral. Nuk është ligji , është morali ai që e mban shoqërinë  dhe ligji është për raste ekstreme. Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin."

Më pas recitoi vargjet e Çajupit që janë aq aktuale dhe për situatën ku ndodhet sot vendi.

O vëllezër shqipëtarë 

Të gjithë bashkë e të pandarë

Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë

Jemi vëllezër të tërë 

....

Mos e ndani pra Shqipërinë

Njëri tjetrin mos e hani

Si bëjnë ata që s'dinë

Besa është e gjithësisë

Por ne jemi të Shqipërisë

Se kemi pirë një sisë

Por për Perëndinë që besoni

Faluni si të doni 

por lutuni tek perëndia

 që të rrojë përjetë Shqipëria

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat