Perimet shqiptare analizohen në doganë

Shqipëria

Perimet shqiptare analizohen në doganë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

“Unë ta jap mallin me garanci 100 përqind, po doli ndryshe hedh fugonin poshtë…”

Fermerët që çojnë prodhimet e tyre në pikat e grumbullimit nuk i shoqërojnë me ndonjë certifikatë sigurie.

Megjithatë eksportuesit thonë se para nisjes së ngarkesave me prodhime bujqësore jashtë vendit janë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë që kryejnë kontrolle.

“Vjen doktori ketu kontrollon çdo ngarkesë….”

Por kjo aparaturë është e pavlefshme për kalimin në doganë. Si shtetet fqinje ashtu edhe ato ku do të eksportohen prodhimet tona kanë ngritur laboratorë në dogana për të kryer analizat dhe certifikimin e produkteve.

Këtu mjetet e ngarkuara qëndrojnë 12 orë në magazina derisa del përgjigja e analizave të imtësishme.

Laboratori i ngritur në Lushnjë katër vite më parë, nuk kryen analiza për hormonet apo pesticidet tek fruta perimet. Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë theksuan se në pikat e grumbullimit për eksport ata kryejnë vetëm kontrolle vizuale të produkteve, gjë e cila nuk jep  garanci për cilësinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat