Si u prangos anëtari i grupit “Bajri”, policia zbulon pamjet

Shqipëria

Si u prangos anëtari i grupit “Bajri”, policia zbulon pamjet

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit nxjerr pamjet e arrestimit te dy personave të grupit mafioz “Bajri”.

Operacion për kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet me sukses operacioni policor “Kompleksi”

Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit

Operacioni nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër. Bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte fshehur në një pallat te Komuna e Parisit, të cilin e kishte marrë me qira.

Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Ai gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në Shkodër,  ndërsa ka dyshime të forta se ai ka gisht  edhe në disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqendrën e veriut. Së bashku me 33-vjeçarin, efektivët arritën  të prangosnin në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat