E diela me shi, por temperaturat do të rriten

Shqipëria

E diela me shi, por temperaturat do të rriten

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:31
Ilustrim

Moti për sot do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu në veri dhe qendër deri në mesditë. Shira më të dobët do të ketë në Jug.

Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin herë pas-herë dhe alternime kthjellimesh, më të dukshme në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det gjatë paradites por pasditja sjellë rënie të intesitetit me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat