Alarm në Bulqizë! Vazhdon të rritet numri i personave me simptoma helmimi

Shqipëria

Alarm në Bulqizë! Vazhdon të rritet numri i personave me simptoma helmimi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:43
Te helmuarit

Rritet bilanci i personave që janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës në harkun kohor të 24 orëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime për Top Channel, raportojnë se deri më tani në spital kanë shkuar edhe 7 persona të tjerë gjatë natës. Mjeku roje i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja se në total numri i personave të shtruar për helmim ka shkuar në 65. Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Mjekët thonë se intoksikimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Shenja intoksikimi janë, sepse shprehen me të vjella, me heqje barku. Shkaqet pastaj nuk dihen, por më shumë dyshime ngrihen për linjën e ujit të pijshëm. Vet kontingjenti në qytet bën që mundësia të jetë më tepër prej ujit, sepse nuk bëhet fjalë as për dasma, as për takime të tjera”, tha më herët mjeku Shahin Kaja.

Të kontaktuar nga Top Channel, përfaqësues të Drejtorisë së Ujësjellësit në Bulqizë një ditë më parë thanë se nuk janë njoftuar për ndonjë defekt në tubacionet që kalojnë në galeritë e minierave të zonës D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat