Kurbin, arrestohen në lokal 2 shpërndarës droge

Shqipëria

Kurbin, arrestohen në lokal 2 shpërndarës droge

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin. Në pranga kanë rënë shtetasit  S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç  banues në  Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur doza me kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi  Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve  të arrestuar i kaluan Prokurorisë Kurbin për veprën penale  “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat