Negociatat/ Rama: Do bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv

Shqipëria

Negociatat/ Rama: Do bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:17
Edi Rama

Gjatë takimit me veteranët kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se ka forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave.

Rama tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte.

“Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës. Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen.

Po vjen, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelës zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar. Dërdëllisin lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat.

Nga ana tjetër me shumë rëndësi është të kuptohet që Shqipëria do të ishte kokëulur në rast se Komisioni Evropian do të kishte rezerva. Ne do të bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv mundësisht në qershor por brenda këtij viti, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat