Shembet masivi i dheut, bllokohet rruga për në Qafështamë

Shqipëria

Shembet masivi i dheut, bllokohet rruga për në Qafështamë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Bie një masiv dheu në aksin Krujë-kampi i punëtorëve në Qafështamë të Krujës. Për pasojë raportohet të jetë bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.

Bëhet fjalë përnjë masiv prej disa metërkub dherash, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish- kampeve të punëtorëve.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat