Publikohen pamje të reja, si ndaloi avionin makina e grabitësve në Rinas

Shqipëria

Publikohen pamje të reja, si ndaloi avionin makina e grabitësve në Rinas

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:20
Pamje nga video

Kanë dalë edhe pamjet të reja nga grabitja e miliona eurove në Rinas.

Sipas pamjeve të publikuara furgoni futet në pistë 10 sekonda pasi ulet një avion me 200 pasagjerë nga Italia. Avioni ku ndodheshin eurot është i treti në radhë, teksa dallohet bishti i ‘Austrian Airlines”.

Furgoni i policisë që lëviz dhe furgoni i policisë kufitare që qëndron në pistë për të riatdhesuarit janë me armatim vetëm pistoleta.

Hetuesit e krimeve nga kjo video kanë krijuar dyshimet se dikush nga grabitësit më parë është futur në pistë i kamufluar si punëtor dhe dinte me ekzaktësi rrugët e kalimit dhe oraret e ulje dhe ngritjes së avionëve ose kishin dijeni nga brenda stafit për lëvizjet e avionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat