S'keni përmbushur asnjë detyrë, ministri Cakaj replikon me gazetarin Dervishi

Shqipëria

S'keni përmbushur asnjë detyrë, ministri Cakaj replikon me gazetarin Dervishi

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:40
Gent Cakaj, Lufti Dervishi

Në nisje të Javës së Evropës, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj replikoi me gazetarin Lutfi Dervishi.

Dervishi i tha Cakajt se Këshilli i Evropës vendosi si kusht përmbushjen e disa detyrave për hapjen e negociatave në qershor.

Por sipas gazetarit, nuk është përmbushur asnjë detyrë. Ndërsa Cakaj i kërkoi Dervishit të shmangte opinionet subjekteve, duke shtuar se i takon Komisionit Evropain të thotë nëse janë përmbushur apo jo detyrat.

Gazetari Lufti Dervishi: Po citoj konkluzionet e Këshillit, i cili vitin e kaluar në qershor, ishte dakord që Shqipërisë ti hapeshin negociatat në qershorin e këtij viti me kusht që bënin disa detyra. Por nga konkluzionet e Këshillit nuk më rezulton asnjë detyrë e përmbushur. Përfundimi i strukturave të reja në fushën e drejtësisë, forcimi i trek rekordit për investigimet për hetimet për çështjet gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar përfshirë nivele të larta. Këshillimi kërkon përfundimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE-ODHIR. Pra nga gjërat specifike nuk është realizuar asgjë. Çfarë ju bën optimist të thoni se ne i kemi bërë detyrat?

Gent Cakaj: "E kuptoj pyetjen tuaj, edhe pse leximi duhet të jetë më i saktë dhe vlerësimi juaj politik duhet të jetë i tjetër lloj. Por mua nuk më takon të bëj replikë me një ju këtu. Nëse keni nevojë për diçka është kursimi i prej opinioneve subjektive dhe nëse detyrat tona janë përmbushur këto do ta thotë arbitri final më i lartë dhe objektiv për çështjen në fjalë që është Komisioni Evropian. Në rast se Komisioni Evropian konstaton të kundërtën e asaj që po thoni ju atëherë ne po mbesim shpresëplotë që hapja e negociatave do të bëhet realitet bazuar në meritat që ka arritur Shqipëria në këtë proces."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat