Ngjarja tragjike në Letoni, Ruçi: Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

Shqipëria

Ngjarja tragjike në Letoni, Ruçi: Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:06
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur sot ngushëllime për rënien në krye të detyrës të ushtarakes, Zarife Hasanaj dhe plagosjes së dy ushtarakëve, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj gjatë misionit në Letoni.

″Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjesëtare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni.

Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë. U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni.

Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribuojnë në misionet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit.″, thuhet në mesazhin e Ruçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat