Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougalos, ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në një intervistë për radion "neës 247", diplomati grek u shpreh se për çështjet e hapura janë në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare.
"Ne kemi marrë angazhimet dhe premtimet në çështjet që kanë të bëjnë me minoritetin grek. Ka një vonesë, por ne jemi në gjendje për të ushtruar kontroll dhe në qershor do të diskutohet procesi i pranimit të Shqipërisë. Është e qartë se kjo rrugë kalon përmes respektimit për pakicat dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me një shtet tjetër anëtar të BE-së,"tha Katrougkalos.