Vdekja e ushtarakes, Lleshaj: Ngjarja e sotme na thërret për mirënjohje ndaj rojeve të sigurisë

Shqipëria

Vdekja e ushtarakes, Lleshaj: Ngjarja e sotme na thërret për mirënjohje ndaj rojeve të sigurisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:42
Zarife Hasanaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka shprehur ngullëshimet familjarëve të Zarife Hasanajt, ushtarakes shqiptare që mbeti e vrarë gjatë një misioni paqeruajtës në Letoni.

Lleshaj i ka uruar shërim të shpejtë edhe dy kolegëve të saj që mbetën të plagosur.

"Shpreh ngushëllimet e mija për familjarët e Zarife Hasanaj dhe uroj shërim të shpejtë për dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë!", shkruan Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat