Bardhi: Aksioni i opozitës jo luftë për pushtet, të shembim sistemin e korruptuar të Ramës

Shqipëria

Bardhi: Aksioni i opozitës jo luftë për pushtet, të shembim sistemin e korruptuar të Ramës

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:36
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e degës 4 në kryeqytet, ndërsa ndau disa karta antarësie.

Bardhi tha se beteja e opozitës nuk është për pushtet, por për të ardhmen e vendit, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të ndërtojë një model diktatorial.

Gazment Bardhi: Sot i vetmi që ka frikë është Edi Rama. Në një kohë kur BE kërkon luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend që të forcojë masat ndëshkuese për të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar, ka një javë që flet se sa do ta shtojë dënimin për ata që protestojnë. A thua se po tremb ndonjërin nga ju. Ne nuk luftojmë për pushtet, ne luftojmë për demokracinë themeli i të cilës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat