“Pse heshtin ndërkombëtarët?”, Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote

Shqipëria

“Pse heshtin ndërkombëtarët?”, Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:21
Petrit Vasili

Komisioni i Sigurisë Kombëtare e rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për vettingun në polici. Por ky vendim i marrë mesditën e sotme, për numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është tregues që Vettingu në Polici është i kapur nga politika.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se përveç "zhbërjes" së vettingut, më skandaloze është heshtja e ndërkombëtarëve. Sipas tij, kjo heshtje e ndërkombëtarëve, është tregues se nuk janë objektiv në qëndrimet e tyre.

“Skandaloze heshtja e Ndërkombëtarëve përpara zhbërjes e kapjes së Vetingut në polici. Vetingu në polici u zhbë me argumentat idiote të një Ministri të trashë, vulgar e të përdorur. Pa u tharë boja e Ligjit të miratuar të Vetingut në polici, Ministria e Brendeshme me argumente leshi e ndryshoi, e zhbeu dhe e kapi.

Vetingu u mbështet në parlament në atë kohë nga LSI dhe me insistimin e saj u reflektuan edhe shumë vërejtje të ndërkombëtarëve, veçanërisht të ICITAP-it, Misionit për policinë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, që qeveria e rilindjes i kishte përbuzur e refuzuar. Është e pabesueshme heshtja e ndërkombëtarëve përpara këtij shkatërrimi. Kjo heshtje kontraston shumë me zellin e tyre shproporcional për të folur për mjaft çështje,që as nuk u përkasin fare, bile shpesh shkojnë në mënyrë kritike përtej mandatit të tyre diplomatik”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se edhe “ushtrimi i vetëm për të realizuar një mirëkuptim mes opozitës dhe qeverisë u rrënua përfundimisht bashkë me çdo iluzion për dialog me këtë qeveri politikisht dhe moralisht të shpërbërë. Vetingu i tanishëm është një vegël e ndyrë shantazhi ndaj trupës së policisë, që përdoret nga duart e ndyra të rilindjes me qëllimin për ta kthyer policinë në një kamikaxe dhe instrument kriminal të urryer antipopull.

Prandaj ky parlament i pacipë, që me qetësi maskarenjsh voton të kundërtën e atyre që ka votuar po vete, meriton braktisjen dhe përbuzjen për shkak të kriminalizimit të tij. Me ç’surrat do dalin në rrugë këta deputetë të shndërruarr në dhëmbë të kalbur në gojën e Edi Ramës, që votojnë asgjësimin e policisë së shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat