Aksioni i policisë në Sarandë, arrestohen 8 persona, shoqërohet nëndrejtori i spitalit

Shqipëria

Aksioni i policisë në Sarandë, arrestohen 8 persona, shoqërohet nëndrejtori i spitalit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Ka përfunduar operacioni i nisur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, nga Forcat operacionale, FNSH, Drejtoria e Policise Vlore, Komisariati i Policise Sarande ne bashkepunim edhe me Sherbimin Informativ Shteteror.

Mësohet se gjatë aksionit janë arrestuar tetë persona, ndërsa është shoqëruar edhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.

Tetë personat e arrestuar janë nisur drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rënda sigurie, ndërsa mes personave të shoqëruar ishin edhe dy femra, të cilat po hetohen në gejndje të lirë.

Personat e arrestuar janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat