Ambasada e SHBA, mesazh ngushëllimi për familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj

Shqipëria

Ambasada e SHBA, mesazh ngushëllimi për familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:50
Foto

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zarife Hasanaj, nëntetaren e Forcave tona të Armatosura, e cila humbi jetën sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojnë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur.
Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se nderon sakrificën e Hasanajt. “Ne nderojmë sakrificën e saj”, theksohet në mesazh.
Mesazhi i SHBA vjen pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontingjent në kuadër të misionit të NATO- “Enhanced Forward Presence”.
Një grup i kontingjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, u dëmtuan nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Zarife Muharrem Hasanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat