Vdekja e Zafire Hasanaj, çfarë shkruan kryeministri letonez

Shqipëria

Vdekja e Zafire Hasanaj, çfarë shkruan kryeministri letonez

Më: 6 maj 2019 Në ora: 20:25
Julian Kapaj

Edhe kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti e vdekur efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakët e tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Krisjanis Karins teksa shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, shton se Letonia i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.

Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat