Rama flet me superlativa: Ne i kemi bërë detyrat tona, presim hapjen e negociatave

Shqipëria

Rama flet me superlativa: Ne i kemi bërë detyrat tona, presim hapjen e negociatave

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:30
Edi Rama

Duke folur në “Javën e Europës” kryeministri Edi Rama tha se Komisioni Europian në Tiranë, pas një pune të rëndësishme, dha shenjën pozitive për hapje të negociatave, e kjo do të thotë se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë.

“BE ka një rol të rëndësishëm në forcimin e rolit të shtetit. Rruga për të shkuar në BE është shumë më e rëndësishme se mbërritja. Kjo sepse sa më shumë hapa bëjmë për në BE, aq më shumë e forcojmë shtetin ligjor.

Ne në Tiranë nuk punojmë vetëm për atë që na thotë Berlini a Brukseli dhe Parisi, por punojmë për një Shqipëri më të mirë nesër, për t’iu lënë fëmijëve tanë një vend sa më të begatë.

Sa i përket negociatave, Komisioni Europian në Tiranë pas një pune të gjatë  dhe të saktë për realitetin këtu, duke dokumentuar situatën me racionalitet, u shpreh pro rekomandimit për hapje të negociatave me Shqipërinë. Dhe kur KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, kjo do të thotë as më pak e as më shumë se ne kemi bërë detyrat e shtëpisë”, u shpreh kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat