Heqja e tabelave në gjuhën greke, pjesë e debatit bëhet edhe kryeministri Rama

Shqipëria

Heqja e tabelave në gjuhën greke, pjesë e debatit bëhet edhe kryeministri Rama

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:30
Edi Rama

Duke folur për tabelat në gjuhën greke përgjatë aksit rrugor në bashkinë minoritare të Finiqit kryeministri Rama tha se ato u hoqën për shkak se ishin vendosur jashtë parametrave teknike.

Sipas tij rivendosja e tyre do të fillojë nga dita e nesërme.

“U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha çfarë nuk u tha këtej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Nuk u hoqën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin duke vendosur kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për Europën, flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujtdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat