Ilir Meta rikthen në detyrë Mynyr Konin, ish-deputetja e PD: Vendimi i drejtë

Shqipëria

Ilir Meta rikthen në detyrë Mynyr Konin, ish-deputetja e PD: Vendimi i drejtë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:25
PD

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili rrëzoi propozimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit nga pozicioni i Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ajo e quan këtë vendim të drejtë.

“Përshëndes vendimin e Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente”, shkruan Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat