Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Grusht shteti brenda shtetit

Shqipëria

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Grusht shteti brenda shtetit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, deklaroi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese po çon në krijimin e një grushti shteti brenda shtetit.

Berisha: Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike.

Pse është unike? Sepse një sitem një regjim përjashtoi defakto totalisht atë pushtet që kushtetuta e cdo vendi i lë edhe opozitës. Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kopetencat e saj i kalojnë qeverisë.

Opozita është në minorancë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në Parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj.

Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit.

Sipas ish-liderit historik të PD-së, opozita është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së saj për largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat