Skandal, publikohet video e përdhunimit të një të miture, nisin hetimet

Shqipëria

Skandal, publikohet video e përdhunimit të një të miture, nisin hetimet

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:30

Prej dy ditësh në rrjetet sociale qarkullon një video e cila shfaq dhunën seksuale ndaj një femre e cila dyshohet se është e mitur, ndërkohë që person i tretë e filmon.

Klan Plus e disponon videon, e cila është në gjuhën shqipe, por nuk plublikon detaje për shkak se ka përmbajtje të rëndë, dhe tashmë ajo është në hetim nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Krimit Kibernetik.

Nuk janë të qarta rrethata e ngjarjes, nëse është një video reale përdhunimi apo është trukim për shkak klikimesh. Gjithsesi me çështjen prej datës 5 Maj po merret policia pasi është bërë denoncimi ku është referuar rasti.

Shoqëria civile në lidhje me këtë rast ka reaguar duke kërkuar bllokimin e videos por edhe hetimin e ngjarjes nga autoritetet përkatëse për të zbuluar origjinën e saj.

Drejtor i “Alo 116” thekson se abuzimet, ngacmimet online dhe shantazhimet nëpërmjet videove janë shtuar ndjeshëm. Ai u bën apel të rinjve që të bëjnë kujdes për fotot dhe videot që ata u dërgojnë personave të tjerë, qoftë edhe atyre që janë në një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat