I vendoset eksploziv një automjeti në Rrëshen

Shqipëria

I vendoset eksploziv një automjeti në Rrëshen

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:24
Ilustrim

I vendoset eksploziv një automjeti në Rrëshen të Mirditës.

Sasia e dyshuar e lëndës eksplozive, u vendos në një mjet të parkuar, në përdorim të shtetasit A.Gj., 48 vjeç, banues në Mirditë.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj.

Nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së eksplozivit dhe autorët e dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat