Mynyr Koni rikthehet në detyrë: Presidenti Meta, qëndrim prej shtetari

Shqipëria

Mynyr Koni rikthehet në detyrë: Presidenti Meta, qëndrim prej shtetari

Më: 7 maj 2019 Në ora: 09:41
Mynyr Koni

Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyre.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta.

Mynyr Koni: Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Ilir Meta?

Mynyr Koni: Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat