Të zhdukurit gjatë diktaturës/ AFP reportazh për kalvarin e familjarëve që i kërkojnë

Shqipëria

Të zhdukurit gjatë diktaturës/ AFP reportazh për kalvarin e familjarëve që i kërkojnë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Pas vitesh kërkimi mes dokumentesh, kasetash e madje edhe në malin e Dajtit, Jovan Plaku gjeti eshtrat e 13 personave në një pyll, ku ai besonte se babai i tij ishte ekzekutuar nga ish regjimi komunist në Shqipëri.

Një dekadë më vonë, 45 vjeçari, shpreson që më në fund të marrë përgjigjen e shumëpritur nëse i ati ishte mes tyre. Këtij kalvari, agjencia e lajmeve AFP, i ka kushtuar një reportazh të gjerë.

Eshtrat e gjetura atje qëndrojnë në morg prej 10 vitesh, në pritje për tu identifikuar. Tani, procesi ka nisur, falë një projekti me komitetin ndërkombëtar të personave të zhdukur. Drejtoresha e arkivave, Gentiana Sula, thotë se e kupton shumë mirë faktin që e shkuara mund të përndjekë shumëkënd.

“Është e rëndësishme për ne të njohim rrënjët, të dimë kush jemi, nga vijmë, dhe më pas t’i kthejmë dinjitetin atyre që u shpallën në atë kohë armiq të popullit”, tha Gentiana Sula, drejtore e arkivave.

Luigj Ndou, nga komiteti ndërkombëtar për personat e zhdukur, paralajmëron se e shkuara mund të përndjekë një vend që përpiqet ta injorojë atë.

“Kjo nuk ka të bëjë me të vdekurit, por me të gjallët që kërkojnë kthimin e dinjitetit të atyre që u vranë vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe dhe donin të ishin të lirë”, tha ai.

Si Jovan Plaku, ka edhe shumë e shumë të tjerë, që nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat