Përfundon seanca për Klement Balilin, Gjykata tërhiqet për vendim

Shqipëria

Përfundon seanca për Klement Balilin, Gjykata tërhiqet për vendim

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:42
Klement Balili

Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin pas përfundimit të seancës gjyqësore për Klement Balilin.

Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin.

Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova

Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .

Konfiskim pasurisë-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat