Kërcënohej me sms, e mitura i jep fund jetës. Policia arreston 17-vjeçarin - Bota Sot
Kërcënohej me sms, e mitura i jep fund jetës. Policia arreston 17-vjeçarin

Shqipëria

Kërcënohej me sms, e mitura i jep fund jetës. Policia arreston 17-vjeçarin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:38
Ilustrim

Kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një video, helmoi veten me fostoksinë 16-vjeçarja. Flasin të afërm e bashkëfshatarë, gjatë funeralit të të miturës.

Është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e saj të fundit,16-vjeçarja Adela Çaçi, e cila 2-ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar.

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle shoqëruan  kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj. Adela Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit,në vitin e parë.

Edhe kërcënuesi i saj,David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën. Për familjarët dhe të afërmit e Adelës lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë. Komshinjtë dhe të afërmit e Adelës pohojnë se familja e saj ishte mjaft punëtore dhe se të dy prindërit punonin çdo ditë në arë për të shkolluar Adelën dhe 2 motrat e saj. Ata shprehen se,16-vjeçarja ishte një vajzë e edukuar dhe e urtë dhe selajmi i kobshëm i ka tronditur pa masë të gjithë ata që e njihnin.

Drejtori i shkollës së mesme profesionale në Berat Ferik Koçi shprehet se nxënësja Adela Çaçi ishte e dalluar, e urtë dhe asnjëherë nuk kishte sjellë shqetësime në klasën e saj dhe në shkollë. Koçi pohon se Adela nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni dhe shqetësimi tek mësuesit dhe psikologët e shkollës.

Në lidhje me kërcënimet që i vinin çdo ditë nga 17-vjeçari David Kovaçi, drejtori i shkollës pohon se ai dhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni dhe sepse vajza nuk ishte në të njëjtën klasë me djalin. Sipas tij njohja mes tyre mendohet të ketë ndodhur gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, ku të dy merrnin pjesë.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftuan edhe arrestimin e 17-vjeçarit David Kovaçi, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat që sipas policisë e kishte përndjekur prej disa ditësh vajzën me mesazhe telefonike kërcënuese. Kovaçi do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në  Gjykatën e të Miturve.

Ky nuk është rasti i parë i vetë-helmimeve në këtë shkollë. Në 27 Tetor 2016,17-vjeçari P.Xhaferraj nga fshati Tomorr helmoi veten me fostoksinë pasi nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës që i thërrisnin “fshatar”, për shkak të origjinës së tij nga fshati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...