KQZ i jep mandatin 3 kandidatëve, shkon në 116 numri i deputetëve në Kuvend

Shqipëria

KQZ i jep mandatin 3 kandidatëve, shkon në 116 numri i deputetëve në Kuvend

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:50
Pamje nga takimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, të drejtuar nga Partia Socialiste.

Partia Socialiste në datë 2 maj dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për koalicionin zgjedhor me 21 parti politike, që u miratua sot.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ ka vendosur që t’u japë mandatin 3 deputetëve të rinj nga listat e Partisë Demokratike.

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Kujtim Gjuzit, që është kryetar i Partisë Konservatore dhe ka qenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në Durrës.

KQZ gjithashtu i ka dhënë mandatin e deputetit Indrit Hoxhës nga listat e PD në Tiranë dhe Koçi Tahiri nga lista e PD në Korçë.

Deri tani, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 116 deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat