LSI kundër Lleshaj: Luan Rama: Qeveria kërkon të kontrollojë vettingun në polici

Shqipëria

LSI kundër Lleshaj: Luan Rama: Qeveria kërkon të kontrollojë vettingun në polici

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:03
Luan Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon deputetëve në Parlament që të mos votojnë ligjin e ndryshuar të vettingut në polici. Nënkryetari i LSI ka akuzuar qeverinë se po kërkon të kontrollojë këtë proces, duke treguar pabesi ndaj partnerëve që kanë kontribuar në formulimin e ligjit.

Një ditë pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për vettingun në polici nga ana e mazhorancës, LSI i kërkon Parlamentit që të mos e votojë ligjin e ndryshuar. Nënkryetari Luan Rama thekson se ndryshimet në ligj e kanë deformuar procesin më qëllim për ta patur në nkontroll procesin.

Luan Rama i kujton qeverisë se ligji për vettingun në polici, pa u prekur nga ndryshimet e fundit, është bërë me konsensusin e palëve politikë dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Ligji i ndryshuar për vettingun në polici pritet që të kalojë nesër për votim në seancën plenare, pavarësisht se Presidenti dhe opozita e kanë konsideruar si një instrument për të patur nën kontroll vettingun e policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat