Meta: Universitetet janë autonome, të mos u preket pavarësia

Shqipëria

Meta: Universitetet janë autonome, të mos u preket pavarësia

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:09
Universiteti i Tiranes

“Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi duke iu referuar dekretit të Metës për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

“Presidenti i Republikës ka folur me argumente ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.
Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentet ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe”, u shpreh zëdhënësi i Presidentit.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në reagimin pas refuzimit të shkarkimit të rektorit Mynyr Koni nga Presidenti, e cilësoi vendimin në mbështetje të hapur të shkelësit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat