Gjiknuri i lë opozitës një karrige bosh për Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Gjiknuri i lë opozitës një karrige bosh për Reformën Zgjedhore

Më: 7 maj 2019 Në ora: 18:01
Damin Gjiknuri

Nga mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Damin Gjiknuri  u shpreh se në atë Komision ka një karrige bosh edhe për opozitën që ndodhet jashtë dyerve të Parlamentit.

Gjiknuri: Dua të jap një mesazh për dijeni të publikut dhe të ftuarve që kemi në sallë. Ne në këtë Komision të Reformës Zgjedhore përfshimë edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, të cilët me vullnetin e tyre zgjodhën të mos bëhen pjesë në këtë parlament, dorëzuan mandatet dhe refuzuan pjesëmarrjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe administrata e Kuvendit i është drejtuar zyrtarisht që ata të kenë një përfaqësues të tyre me të drejta të plota, njësoj si bashkëkryetarët e Komisionit të jetë pjesë integrale e procesit. Ata kanë refuzuar dhe përgjigja është bërë publike janë në të njëjtat tone dhe linja sepse nuk e njohin këtë parlament dhe nuk e njohin Komisionin e Reformës Zgjedhore, por une e deklaroj publikisht që ne do të vazhdojmë pamvarësisht mungesës së vullnetit të tyre dhe nga ana tjetër ata e kanë gjithmon një vend, një karrige bosh këtu për të qenë pjesë në çdo kohë që ata e gjykojnë të  arsyeshme.

Komisioni i Reformës Zgjedhore sipas Gjiknurit pritet të adresojë rekomandimet e OSBE-së, por edhe çështje të tjera si vota e emigrantëve dhe futja e teknologjisë në Zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat