Meta viziton familjen e ushtarakes Zarife Hasanaj

Shqipëria

Meta viziton familjen e ushtarakes Zarife Hasanaj

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:32
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e Zarife Hasanajt, nëntetares që humbi jetën gjatë një misioni paqeruajtës në Letoni.

Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe shprehu mirënjohjen dhe solidaritet për familjen dhe të afërmit e saj.

Kontigjenti, pjesë e misionit të NATO-s, do të vijë në atdhe të enjten, ku efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një efektiv kanadez dhe një letonez.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak, do të pritet në aeroportin "Nënë Tereza" me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Ky kontrigjent i Forcave të Armatosura u nis në Letoni në fund të dhjetorit 2018, dhe do të përmbyllte misionin në qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat