Në këtë shkollë të Tiranës nxënëset ngacmohen seksualisht. Prindi rrëfen çfarë ndodh brenda mureve

Shqipëria

Në këtë shkollë të Tiranës nxënëset ngacmohen seksualisht. Prindi rrëfen çfarë ndodh brenda mureve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:21
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon nëpërmjet qytetarit dixhitat ngacmimet seksuale që ndodhin në një nga shkollat e Tiranës.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për shkollën “Kongresi i Manastirit” në zonën e Yzberishtit.

Një prind denoncon faktin se një person në shkollë kryen veprime të turpshme përpara nxënësve dhe i prek vajzat në pjesët intime.

Postimi i plotë i Berishës:

Ngacmime seksuale te femijeve ne shkollen Kongresi i Manastirit!

Indiference e papranueshme e drejtuesve te shkolles!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Mirmbrema i nderuar Dr.Berisha! Ju falenderoj per gjithe mbeshtetjen qe i jepni popullit shqiptar duke denoncuar cdo gje te tmershme qe ndodh ne kete vend!Po ju dergoj mesazhin tim duke ju lutur te jete anonim sepse nuk dua te rrezikoj femijen tim! Jam nje prind qe kam femijen ne klase te 6 ne shkollen Kongresi i Manastirit ne Yzberisht Tirane! Doja tju informoja qe ne ate klase ku ndodhet femia im eshte nje nxenes i tmershem qe po shkaterron jo vetem ate klase por mund te shkaterroje cdo klase ku ai futet!

Eshte nje femi qe ne shkolle perdor fjalor jashte cdo etike njerzore, ben veprime te turpshme para nxenesve me vajzat e klases por edhe me vajza me te rritura duke na shkaterruar femijet tane te cilet ne vend qe te shkojne per te mesuar po pesojne trauma psikologjike me ato cka shohin dhe degjojne prej tij!

I kercenon femijet me thike dhe u mer leket, prek vajzat ne vende imtime, ofendon te gjithe mesuesit pa problem fare dhe askush nuk ndihet per te? Me fal a mundet nje drejtoreshe shkolle te mbroje nje femi te tille sic ben ajo drejtoreshe aty apo pret qe ne Tirane te plasi me keq se Kavaja?!!

Ne fakt nuk ka faj se ajo e ka shkollen si turizem , ne gjithe takimet me prinder qe jane bere kete vit ne ate shkolle drejtoresha nuk ka qene kurre aty per te degjuar problemet apo nevojat e prinderve per shkollen?! Keto jane drejtorat qe sot po na marin ne qafe femijet, sepse ka me rendesi fushata sesa cfare po ndodh aty ne ato klasa? Femija zhvishet para vajzat, i shtyn vajzat nga mbrapa duke i ngacmuar seksualisht, i ndjek ne tualete per tu bere foto dhe per tua shperndare dhe prape nuk meret asnje mase per te?!!

A ka psikolog kjo shkolle qe te mund te kujdeset per shendetin mendor te femijeve tane kur ballafaqohen me situata te tilla?! Jane vetem 12 vjec dhe kane degjuar gjithcka nga ai femi qe vetem nxenes shkolle nuk mund te quhet!

Me falni a ka kjo ministri nje drejtues korrekt qe mundet ta perballoje nje shkolle te tille me problemet qe ka sepse jemi aq te trembur sa shume prinder ne ate klase mendojme ti heqim femijet nga aty fare?!!

Dime qe drejtori i shkolles nuk lejohet te meret me politike por duhet te jete aty bashke me mesuesit per gjithcka qe ndodh, ndersa ajo drejtoreshe me arrogancen e saj vjen kur i do qefi dhe iken po ashtu pa pyetur cfare mund te ndodh aty !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat