Katër policë të plagosur në protestën te “Unaza”, Veliu i viziton në spital

Shqipëria

Katër policë të plagosur në protestën te “Unaza”, Veliu i viziton në spital

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:49
Veliu i viziton në spital policët e plagosur

Nga protesta e sotme te Unaza e Re janë lënduar edhe katër efektivë policie, 3 prej të cilëve pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ata janë vizituar nga Drejtori i Pëqrgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa është paralajmëruar se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën, ndërsa edhe disa banorë mbetën të lënduar nga përplasja.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është arrestuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat