Vdekja e ushtarakes në Letoni, task-forcë nga Shqipëria për hetimet

Shqipëria

Vdekja e ushtarakes në Letoni, task-forcë nga Shqipëria për hetimet

Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:23
Zarife Hasanaj, Julian Kapaj, Klodian Tanushi

RTV Ora ishte sot në bllokun e pallateve ku ndodhet edhe shtëpia e majorit Klodian Tanushi, njëri nga  dy efektivët ushtarakë që mbetën të plagosur në Letoni gjatë operacionit për pastrimin e zonave me eksploziv, operacion ku humbi jetën dhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Që prej së hënës kur u mësua dhe ngjarja e rëndë një patrullë policie është vendosur në hyrje të pallatit ku ndodhet banesa e Tanushit.

Në familje këto dy ditë nuk kanë munguar vizitat nga fqinjët dhe të afërmit që jashtë kameras shprehen të tronditur nga ngjarja aksidentale ku u përfshi 39-vjeçari nga Dibra.

Klodian Tanushi gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si komandant toge, kopmandant kompanie, shef seksioni, specialist operacionesh dhe aktualisht me detyrë komandant i togës së parë  EOD.

Ndërkohë nga mediat letoneze bëhet e ditur se i plagosuri tjetër, rreshteri Julian Kapaj është në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Ai është mobilizuar në vitin 2001 me gradën nëntetar dhe në Letoni është dërguar në dhjetor 2018. Ka marrë dy medalje.

Për ngjarjen ku mbeti e vrarë Zarife Hasanaj është nisur një task-forcë që do të ndjekë hetimet së bashku me autoritetet e Letonisë.

Pranë të plagosurve ka shkuar dhe Ministrja Olta Xhaçka.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat