Spiropali: Deputetët vijnë me “Range Rover” godasin Policinë dhe ikin

Shqipëria

Spiropali: Deputetët vijnë me “Range Rover” godasin Policinë dhe ikin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:45
Elisa Spiropali

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin "Tempora" referuar protestave të opozitës u shpreh se mazhoranca vepron me ngadalë në ekzekutimin e vendimeve.

Spiropali theksoi se Policia e Shtetit po shunohet nga deputetë më “Range Rover” që vijnë i godasin edhe më pas ikin.

Spiropali: Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpëjtë. Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat