1 mijë euro për të kryer punë në QSUT, pezullohen mjeku dhe infermieri

Shqipëria

1 mijë euro për të kryer punë në QSUT, pezullohen mjeku dhe infermieri

Më: 7 maj 2019 Në ora: 23:48
Ilustrim

Mjeku Enes Hafizi dhe infermieri Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT, janë pezulluar nga detyra pas denoncimit të bërë nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu sqaron se ky rast ryshfeti do të ndiqet penalisht nga organet kompetente dhe askush nuk duhet të shkatërrojë besimin mjek-pacient.

Ogerta Manastirliu: Faleminderit emisionit “Stop” për denoncimin! Reagimi ynë është:

Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., punonjës të shërbimit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente. Jemi në krahun e çdo qytetari që denoncon! Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar. Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve. Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor. Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor. Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit! Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar”!

Emisioni Stop denoncoi përmes kamerës së fshehtë se mjeku Enes Hafizi apo doktor Nesti mori 1 mijë Euro nga e afërmja e një pacienti për ta futur pa radhë në kurimin me rreze tek pavioni onkologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat