Shehu: Rama kërkon rol protagonisti. Mesila Doda: Plani i Rusisë!

Shqipëria

Shehu: Rama kërkon rol protagonisti. Mesila Doda: Plani i Rusisë!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 23:50
Debati

Tritan Shehu, ish-deputet PD-së dhe ish-ministër i Jashtëm thotë se opozita nuk ka gisht në përplasjen mes Ramës dhe Haradinajn.

Por sipas tij, ideja për shkëmbim territoresh i intereson vetëm Rusisë. Me rolin që po luan Rama, zoti Shehu thotë se po kërkon të marrë rolin e protagonistit.

Tritan Shehu: Opozita shqiptare nuk ka lidhje në këtë debat, nuk ka përplasje amerikane dhe evropiane. Ka përplasje perëndimore dhe ruse. Trio-ja Rama-Vuçi-Thaci paraqesin lidhje me këta të dytët. Problemi ka lindur shumë më përpara, jo tani. Teza e dhënies së territore krijon Serbinë e madhe. Kur Serbisë i jepen territore nga Kosova, hapet loja. Kurse Rama në këtë marrëveshje do të kishte një roli absurd si protagonist që do të marrë.

Mesila Doda: Të gjithë themi c’punë ka ai (Rama) që merret me këto, është ideatori. Pas vitit 2016, është hedhur ide nga Dacic, më pas është biseduar mes Vuçiç dhe Ramës.

Baton Haxhiu: Nuk është e vërtetë…

Mesila Doda: Ti e di që është e vërtetë…

Baton Haxhiu: Nuk është e vërtetë, aspak…

Mesila Doda: Në fillim kur u hodh kjo ide, Thaci ishte kundër. Pa kaluar muaji ndryshoi komplet, më pas e morri si tezë të vetën. Ka një qëllim, avancimi i Rusisë drejt Mesdheut. Një Serbi e madhe ndihmon që Rusia të afrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat