Gafa e Rudina Hajdarit në Kuvend: Tre ushtarakë humbën jetën në Letoni

Shqipëria

Gafa e Rudina Hajdarit në Kuvend: Tre ushtarakë humbën jetën në Letoni

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:10
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi sot një minutë heshtje për ngjarjen e ndodhur më 6 maj në kampin Adazi të Letonisë.

Por duket se deputetja Hajdari nuk ka qenë e mirëinformuar për ngjarjen e rëndë ose mund të ketë qenë një lapsus, ndërsa u shpreh se më datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni.

Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve, por në fund u ‘bind të pranojë’ se dy prej tyre ishin të plagosur.

Pas kësaj fjale të shkurtër, deputetët në Kuvend kanë mbajtur një minutë heshtje.

Zarife Hasanaj, humbi jetën dy ditë më parë teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s.

Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën ajo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat