Kryeprokurorja takon zyrtarin e ‘Eurojust’: Bashkëpunim gjyqësor me BE-në

Shqipëria

Kryeprokurorja takon zyrtarin e ‘Eurojust’: Bashkëpunim gjyqësor me BE-në

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:43
Arta Marku zhvilloi një takim me zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku zhvilloi një takim me zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm gjyqësor me shtetet anëtare të BE. Marku e njohu Spiezia-n me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Eurojust Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e cështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE.

Ai i kërkoi Arta Markut të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust,  për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat