Basha: PD detyrë të luftojë për standardin evropian në zgjedhje

Shqipëria

Basha: PD detyrë të luftojë për standardin evropian në zgjedhje

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:39
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka për detyrë të luftojë për standardin evropian në zgjedhje, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, në konkurrencën e lirë në ekonomi.

Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim sot me demokratët në Vaun e Dejës, ku dha mesazhe të rëndësishme për protestën kombëtare të 11 majit në Tiranë, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për alternativën e PD.

“Partia Demokratike e ka mision kombëtar të mos e lërë demokracinë dhe lirinë të vdesë në duart e një bande hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh droge. PD do t’i prijë një reformë të thellë transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betejë kanë bërë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e dhjetorit ’90. Nderim për betejën tuaj! Por tani ju jap fjalën se misioni im, i bashkëmoshatarëve të mi, por edhe i brezit më të ri këtu në këtë sallë është t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Evropa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat