Refuzoi betimin si deputet/ Indrit Hoxha nga lista e PD kishte dërguar në KQZ dokumentin e pranimit

Shqipëria

Refuzoi betimin si deputet/ Indrit Hoxha nga lista e PD kishte dërguar në KQZ dokumentin e pranimit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:31
Kujtim Gjuzi

Për herë të parë në parlamentin shqiptarë është ulur një deputet me papion. Ai është Kujtim Gjuzi, i cili ishte kujdesur që veshjen ta kishte kuq e zi për debutimin e parë si ligjvënës.

Pas betimit, Gjuzi që vjen nga listat e PD Durrës, tentoi të bëj protagonistin duke tentuar t’i drejtoj disa pyetje guvernatorit Gent Sejko, por hovin ia ndali kryeparlamentari Ruci duke i treguar rregulloren.

U betuan edhe Koci Tahiri nga listat e PD si dhe Klajdi Qama nga ato të LSI. Surprizues u paraqit në kuvend kandidati për deputet Indrit Hoxha.

Momentin kur ai duket të shqiptonte fjalën betohem, ndodhi e kundërta. Indrit Hoxha lexoi një deklaratë përse nuk pranonte mandatin.

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farsë kriminale është shumë i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”, tha Indrit Hoxha.

Hoxha u largua menjëherë nga salla e Kuvendit duke iu bashkuar bashkëmoshatarëve të FRPD-s dhe LRI-s që protestuan në mënyrë simbolike me kartona të kuq pasi sipas tyre BE ia ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat