Nesër del para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Klevis Balliu kërkon ekspertizë: Jam dhunuar nga Policia

Shqipëria

Nesër del para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Klevis Balliu kërkon ekspertizë: Jam dhunuar nga Policia

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:03
Klevis Balliu

I arretuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës te Astiri, ku u vendos në krahë të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeminstrit Rama.

Balliu madje ka kërkuar kryerjen e një aktekspertimi për dhunën, të kryerr tashëm nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport, i cili i është dërguar prokurorisë.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat