Basha: S’ka burg që e tremb Klevis Balliun! - Bota Sot
Basha: S’ka burg që e tremb Klevis Balliun!

Shqipëria

Basha: S’ka burg që e tremb Klevis Balliun!

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:31
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli nga Korça për arrestimin e ish-deputetit të partisë që ai drejton, Klevis Balliu. Kreu i PD-së mendon se Balliu është arrestuar me urdhër politik.

“Dua t’ju përcjell sot përshëndetjet e deputetit Klevis Balliu, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë: Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të Policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar”, deklaroi Basha.

“Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji. Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër. Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores”, shtoi Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...